Si të mbroheni nga mashtrimet

GJITHMONË

Dijeni se me kënd keni të bëni, në veçanti kur keni të bëni me ndonjë ofertë për ndonjë çmim të fituar ose dhuratë. Mos iu besoni mesazheve si: “Urime keni fituar € 1,000 në një lotari të huaj!”
Hulumtoni një ofertë për tu siguruar që është e vërtetë. Nëse duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë mbase edhe është mashtrim.
Mbajeni mend se dërgesat e parave janë sikur kur jepni para kesh. Kur i dërgon, ato shkojnë – nuk mund ti merrni prapa.

ASNJËHERË

Mos i dërgoni para dikujt që nuk e njihni. Asnjëherë.
Mos depozitoni një çek prej dikujt që ju thotë t’i dërgoni disa nga ato para tek ai.
Mos i dërgoni para një të afërmi në nevojë pa e verifikuar gjendjen e tij paraprakisht. Bëni pyetje për të verifikuar identitetin e personit paraprakisht.
Mos dërgoni para për të pranuar para.