AML

Parandalimi i pastrimit të parave dhe parandalimi i financimit të terrorizmit.

Ne jemi të përkushtuar që shërbimet tona të mos keqpërdoren për veprime jo ligjore. Objektivi jonë parësor në këtë drejtim është përputhshmëria e plotë e politikave dhe procedurave të brendshme me legjislacionin vendor dhe standardet ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe mashtrimit të klientit.

Me përpikëri zbatojmë Politikat dhe procedurat për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, të cilat janë hartuar në pajtueshmëri të plotë me Ligjin nr.05/L-096 për Parandalimin e shpëlarjes së parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Masat që ne zbatojmë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit janë: identifikimi i klientëve, monitorimi transfereve, trajnimi i të punësuarave tonë dhe të agjentëve tonë, bashkëpunimi me autoritetet ligj zbatuese.

Për të kryer një transaksion, klienti duhet domosdoshmërish të jetë prezent dhe të identifikohet me një dokument zyrtar, të cilit nuk i ka skaduar afati dhe në të cilin gjendet fotografia e klientit.

Ne gjithashtu kujdesemi për edukimin e klientëve tonë që mos të bien pre e ndonjë mashtrimi. Klikoni në Kujdesi për Klientë ku mund ti gjeni disa shembuj të mashtrimeve.