Shoqëria për shërbime Moneta Financial Services DOOEL Shkup, me seli në rrugën Bitpazarska nr.60/1-1 Shkup, kodi postal nr.915, e licencuar nga Banka Popullore e R.M.V. si ofrues i shërbimit për Transfer të Shpejtë Parash – MoneyGram, shpall:

KONKURS

Moneta Financial Services DOOEL Shkup është institucion financiar jobankar (IFJB), kompani lidere në Maqedoni е Veriut, me seli në Shkup, e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. Moneta ofron shërbimet e transferit të parave nëpërmjet rrjetit të saj të agjentëve në gjithë Maqedoninë e Veriut. Gjithmonë kemi hapësirë për persona profesional dhe të talentuar. Kësaj radhe po kërkojmë t’a plotësojmë pozitën:

Zyrtar i Teknologjisë Informative

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

• Mirëmban infrastrukturën e Teknologjisë Informative dhe pajisjeve kompjuterike;
• Instalon, përditëson dhe mirëmban aplikacionet apo sistemet e TI- së;
• Instalon, përditëson, dhe mirëmban serverët e nevojshëm për funksionimin optimal të rrjetit kompjuterik (PDC, FileServer, PrintServer, Active Directory etj.);
• Siguron funksionimin optimal të aplikacioneve që lidhen me transferimin e shpejtë të parave;
• Përditësimi i politikave dhe procedurave të IT-së,
• Ofron mbështetje teknike lidhur me transferimin e shpejtë të parave;

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

• Diplomë universitare në fushën e IT-së;
• Së paku dy vite përvojë pune në fushën relevante, e preferuar përvoja në institucione financiare;
• Njohuri në teknologjinë VoIP;
• Eksperiencë dhe aftësi në SQL;
• Trajnime në fushën e teknologjisë informative;
• Aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në gjuhë angleze, në: moneta@moneta.mk ose në rrugën Bitpazarska nr.60/1-1, Shkup, kutiа postale nr.915, shënuar: ,,Zyrtar në Departamentin e Teknologjisë Informative’’ .

Vërejtje:
Afati për aplikim fillon prej datës 20.01.2023 dhe zgjatë deri më datë 31.01.2023, aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren parasysh. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.