Shoqëria për shërbime Moneta Financial Services DOOEL Shkup, me seli në rrugën Bitpazarska nr.60/1-1 Shkup, kodi postal nr.915, e licencuar nga Banka Popullore e R.M.V. si ofrues i shërbimit për Transfer të Shpejtë Parash – MoneyGram, shpall:

KONKURS
Zyrtar në Departamentin e Administratës dhe Operacioneve

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

· Ofron mbështetje të plotë teknike për nën-agjentët në rrjetin e MONЕТË-s;
· Kontrollon transaksionet dhe raportet ditore të nën-agjentëve;
· Kontrollon dhe harmonizon raportet me të dhënat e transaksionit;
· Kryen komunikimin e përditshëm dhe mbështetjen e nën-agjentëve në kryerjen e transaksioneve;
· Mban evidencën e prezencës;
· Përgatit akte të brendshme dhe kryen punë të tjera me urdhër të menaxherit;
· Mbledhja e dokumentacionit dhe përgatitja e kontratave për nën-agjentët ndaj Bankës Popullore dhe MoneyGram;
· Pranimin dhe arkivimin e dokumentacionit dhe faturave;
· Hartimi i procedurave dhe politikave;
· Të dhënat për përdorimin e automjeteve zyrtare.

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

· Diplomë universitare (Administratë Publike, Fakulteti Juridik, Ekonomik apo Informatikë);
· Prioritet do t’i jepet kandidatëve me përvojë pune në fushën e kërkuar;
· Njohuri të shkëlqyeshme të MS Office, veçanërisht Excel;
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze;
· Aftësi të shkëlqyera organizative;
· Prirja për punën në grup;
· I motivuar për të punuar me cilësi të lartë.

Të gjithë të interesuarit, CV e tyre në gjuhë angleze, me fotografi dhe letër motivuese ti dërgojnë në e-mail adresën: kariera@moneta.mk ose në rrugën Bitpazarska nr.60/1-1, Shkup, kutiа postale nr.915, shënuar : ,,Zyrtar në Departamentin e Administratës dhe Operacioneve’’ .

Vërejtje:

Afati për aplikim fillon prej datës 13.01.2023 dhe zgjatë deri më datë 31.01.2023, aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren parasysh. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.