Llojet e mashtrimeve?

Mashtrimi i klientit

Jeni të vetëdijeshëm dhe mbani mend se mashtruesit nuk i interson se kush është personi dhe do të shënjëstrojë personat nga të gjitha moshat dhe niveli i të ardhurave.

Njihni dhe mbaji në mend 5 skemat më të shpeshta të mashtrimit:

* Mashtrimet nga blerja nëpërmjet internetit: Klienti paguan për diçka që e ka blerë në internet e cila duket si një “marrveshje shumë e mirë”. Mendo: shumica e faqeve të internetit ofrojnë metoda të ndryshme të pagesave të cilat ju ofrojnë mbrojtje më të lartë për shitësin se sa transferi i parave.

*Mashtrimet e Fitimit të Lotarisë/Basteve: Klienti pranon një email ose telefonat duke u njoftuar se ka fituar një llotari ose bast dhe se tani klienti fitues duhet të ju dërgoi para për të paguar tarifat për procesim, sigurim, doganim, etj.

*Mashtrimi nga personi familjar në nevojë: Klientit i kërkohet që të dërgojnë me urgjencë para tek një person i cili prezantohet si i afërm apo mik, i cili ka nevojë urgjente për mjete financiare që të paguaj tikete udhëtimi, garanci-kredi, kujdes mjekësorë, etj.

Lidhjet romantike: Klienti mendon se ka takuar dikë në internet ose kontaktohet nga dikush dhe bindet se ata janë në një lidhje romantike. Mashtruesit do të kërkojnë që ti dërgohen para në mënyrë që ata të mund ta vizitojnë edhe të barten të jetojnë sëbashku.

Mashtrimet tjera: Klientit i kërkohet të dërgoi para për arsye të ndryshme duke përfshirë ndihmë në lidhje me fatkeqësi të ndryshme, blerje të veturave, hua të rreme, shpallje në gazeta ose blerësit sekret.

 

Përfshiju. Pyet!

Ju mund ta parandaloni një skemë mashtrimi duke pyetur klientin në lidhje me transferin tuaj. Qëllimi është që të bëheni komunikativ mirëpo jo kundërshtues.

*Si e njihni personin të cilit jeni duke i dërguar para?

*Ku apo si jeni takuar me të?

*A i keni dërguar ndonjëherë para të njëjtit person apo në të njëjtin vend?

Bëni kujdes nga dokumentet false ose mashtruese!

*Kontrollo fotografinë në dokumente dhe krahaso me personin që e posedon atë.

*Kontrollo datën e lindjes në dokument dhe krahaso me moshën e personit që e posedon atë.

*Kontrollo datën e lëshimit dhe të skadimit të dokumentit.

Sigurohu që në dokument nuk ka ndonjë shenjë që mund të ju njoftojë që dokumenti është i manipuluar, fotografi që nuk përshtatet ose material i dobët.

Nëse vëreni ndonjë transfer që mund të jetë mashtrim ju keni të drejtën të mos e procesoni atë.

Menjëherë raportoni në MoneyGram.

Si të mbroheni nga mashtrimet?

GJITHMONË

Dijeni se me kënd keni të bëni, në veçanti kur keni të bëni me ndonjë ofertë për ndonjë çmim të fituar ose dhuratë. Mos iu besoni mesazheve si: “Urime keni fituar € 1,000 në një lotari të huaj!”
Hulumtoni një ofertë për tu siguruar që është e vërtetë. Nëse duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë mbase edhe është mashtrim.
Mbajeni mend se dërgesat e parave janë sikur kur jepni para kesh. Kur i dërgon, ato shkojnë – nuk mund ti merrni prapa.

ASNJËHERË

Mos i dërgoni para dikujt që nuk e njihni. Asnjëherë.
Mos depozitoni një çek prej dikujt që ju thotë t’i dërgoni disa nga ato para tek ai.
Mos i dërgoni para një të afërmi në nevojë pa e verifikuar gjendjen e tij paraprakisht. Bëni pyetje për të verifikuar identitetin e personit paraprakisht.
Mos dërgoni para për të pranuar para.

Raportoni mashtrimet

Nëse jeni viktimë e mashtrimit, raportoni incidentin në policinë lokale menjëherë.

Nëse keni përdorur MoneyGram për të dërguar si rezultat i mashtrimit, atëherë ju lutemi na kontaktoni në (02) 3221 154, 076 278-466, 071 323-616.

Raportoni mashtrimet

Nëse jeni viktimë e mashtrimit, raportoni incidentin menjëherë në policinë lokale.

Nëse e keni përdorur MoneyGram për dërgesa parash si rezultat i mashtrimit atëherë ju lutem kontaktoni:

Telefon nga Maqedonia: 076 278-466; 071 323-616

Telefoni për jashtë vendit: +389 2 3221 154; +389 76 278-466; +389 71 323-616.

Më shumë